Anti – Shi
Trajtimi i xhamit ‘Glass Sealent’ përdor veshje/shtresa të sofistikuara të bazuara në nanoteknologji që garantojnë shikueshmëri më të mirë gjatë drejtimit të makinës në kushte të vështira atmosferike si psh kur bie shi, rrëbesh dhe dëborë, duke zvogëluar lodhjen dhe rritur sigurinë.
Një trajtim zgjat nga 5 deri në 8 muaj.
Qeramike & Paint Sealent
‘PAINT SEALENT’ është veshje hidrofobike që ofron mbrotje nga shiu acidik,jashtqitjet e shpendeve që kanë permbajtje acidike si dhe nga kontaminuesit. Mbrojtja e automjetit tuaj si të ishte e re është mënyra më efektive e ruajtjes së pamjes së saj estetike për aq kohë sa të jetë e mundur, gjithashtu duke ruajtur vlerën e saj të rishitjes. I jep shkëlqim dhe thellësi bojës.Një trajtim zgjat nga 6 deri në 10 muaj.
Lucidim
Shërbimet tona për korrigjimin dhe pastat e lustrimit eleminojnë papërsosmëritë,
gërvishtjet dhe hologramat,duke rikthyer bukurinë origjinale të automjetit tuaj
dhe duke rritur vlerën e tij para syve tuaj.
Lucidimi do të rikthejë në jetë ngjyrën e automjetit tuaj.
Ekipi ynë në Royal Car Detailing krenohet shumë për përsosjen e bojës së automjetit tuaj.
Ne përdorim teknologji të përparuar për të dekontaminuar bojën tuaj dhe për të hequr
çdo defekt të automjetit tuaj.
Kënaqësia juaj është qëllimi ynë numër një.
Ne gjithashtu ju rekomandojmë qe pas lucidimit të aplikoni mbrojtje si Qeramike ose Paint Sealent për të ruajtur bojën
e automjetit tuaj.
Riparim & Lyerje lekure
Riparimi profesional i sedileve të lëkures, i pjeseve plastike si: kroskot , dorezave te dyerve etj.
Lyerja me mjetet me profesionale si dhe me produkte te certifikuare qe sigurojnë jetëgjatesinë e riparimit, duke ofruar një pamje si të re.
Ozone
Trajtimi i aromerave
Trajtimi me Ozonë do të thotë përdorimi i gazit (O3) për të hequr aromerat duke eleminuar te gjitha bakteret dhe viruset. Trajtimet me ozonë janë metoda më e mirë për largimin e aromave të padeshiruara si tymi i duhanit, ushqimi i derdhur, era e benzinës, smogu dhe myku nga sistemi i kondicionimit. Këto aromera të gjitha kontribuojnë në një mjedis automobilistik “jo të këndshëm” dhe “jo të shëndetshëm”.
Larje me Avull
Higjenizim dhe Sterilizim.
Përdorimi i avullit është një zgjedhje e shkëlqyer për pastrimin dhe dezinfektimin e automjetit tuaj pasi temperaturat e larta vrasin dhe heqin bakteret dhe mikroorganizmat e dëmshëm.Kjo ju siguron një automjet që mban erë të pastër dhe të freskët dhe për më tepër është e sigurt dhe e shëndetshme për familjen tuaj.